Malisheva

Malishevë, 73 vjeçari vdes pas përplasjes së rimorkios

Një 73 vjeçar ka mbetur i vdekur në fshatin Novoselë të Malishevës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Sipas Podrimajt, viktima dyshohet se ka vdekur pas përplasjes së rimorkios në të cilën ndodhej ai.

“Bazuar në deklaratat e dëshmitarëve dhe hetimet e para dyshohet se derisa dy dëshmitarët po ngarkonin një mjet pune në kamionetë në një vend punishte, i njëjti me qëllim t’i ndihmojë ata, ishte ngjitur mbi rimorkio, kur papritmas kamioneta kishte nisur të lëvizë përpara vetëtiu”, ka thënë Podrimaj.

Tutje ajo ka sqaruar se dy dëshmitarët kishin arritur të kërcenin nga rimorkio, ndërsa viktima kishte mbetur në rimorkio dhe pas përplasjes së saj i njëjti ka vdekur.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjes, ndërsa trupi i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rasti po hetohet nga sektori rajonal për hetime.