Malisheva tregon oraret e dezinsektimit të zonave endemike

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në koordinim me Shtabin Komunal të Komunës së Malishevës, informoi qytetarët e fshatrave për dezinsiktimin selektiv të zonave endemike në Komunën e Malishevës.

Sipas njoftimit spërkatja e hapësirave publike do të bëhet, duke filluar nga ora 8:00 deri në ora 12:00

Fshatrat të cilët do të përfshihen në dezinsektim, brenda këtyre ditëve dhe datave janë si në vijim.
Gollubovc, më date 06.07.2018
Stapanicë dhe Kijevë, më datë 07.07. 2018
Në Kijevë, vazhdon edhe, më 09.07.2018
Bubavec, më date 10.07.2018

“Të gjithë banorët e zonave ku do të bëhet dezinsektimi, janë të obliguar t’i marrin masat e duhura preventive”, thuhet në njoftim.