Dezinsektimi në Malishevë, Foto: Komuna e Malishevës, Facebook

Vazhdon dezinsektimi kundër rriqrave në Malishevë

Komuna e Malishevës ka njoftuar se po vazhdon fushata e dezinsektimit kundër rriqrave në këtë komunë e cila po realizohet sipas planifikimit në zonat që konsiderohen endemike dhe në zonat ku janë shënuar më shumë raste të thumbimeve nga rriqrat.

“Sipas shtabit komunal për menaxhimin e situatës me EHKK në Komunën e Malishevës, realizimi i fushatës së dezinsektimit, është duke vazhduar sipas planifikimit dhe deri më tani nuk janë shënuar pengesa në realizimin e dezinsektimit…” është thënë në njoftimin e komunës.

Tutje, në këtë njoftim është thënë se deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i infektimit të virusit EHKK i cili bartet nga rriqrat, pavarësisht se ka pasur raste të thumbimeve nga rriqrat.

Në anën tjetër, Pickimet e rriqrave shumë shpesh mund të shkaktojnë sëmundjen Lyme (borreliosis), dhe pasojat ndonjëherë janë afatgjata, paralajmërojnë ekspertët.

Rriqrat gjenden në gjethet dhe degët e shkurreve, bimësi të ulët deri në një metër të lartë, kryesisht në shtresën tokësore të pyjeve. Ato më së shpeshti infektohen kur ushqehen me kafshë pylli dhe brejtës dhe me thumbimin e tyre mund ta transmetojnë infeksionin te njerëzit, nëse ai gjendet në mjedisin e tyre natyror.

Ndërkaq, që nga fillimi i vitit e deri në muajin maj në QKMF në Malishevë kanë kërkuar ndihmë 267 raste për pickim të rriqrave.

Dezinsektimi në Malishevë, Foto: Komuna e Malishevës, Facebook
Dezinsektimi në Malishevë, Foto: Komuna e Malishevës, Facebook