Sot fillon dezinsektimi hapësinor i qytetit të Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot nga ora 19:00, do të fillojë dezinsektimi hapësinor në kryeqytet.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ky proces ishte paraparë që të fillojë me datën 4 qershor, por për shkak të kushteve jo të përshtatshme atmosferike, sipas Komunës, është detyruar që të shtyhet për sot.

Më poshtë mund të gjeni edhe planin e veprimit.