Drejtori i Shëndetësisë njofton për procesin e dezinsektimit në Prishtinë

Drejtori i Shëndetësisë në kryeqytet, Izet Sadiku ka njoftuar se mbrëmjen e së hënës kanë filluar me fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor.

Sipas Sadikut, kanë rritur ekipet në teren dhe ato monitoruese.

“Do të jemi në çdo lagje, në çdo rrugë, çdo mbrëmje” – ka shkruar drejtori Sadiku.

Ai ka bashkangjitur edhe një video gjatë procesit të dezinsektimit në një park të Prishtinës.

Më 27 qershor 2023, me vendim të kryetarit Rama është formuar komisioni i përbërë nga gjashtë anëtarë i cili do të merret me përcjelljen e aktiviteteve të dezinsektimit hapësinor.

Ndërkaq, më 15 korrik 2023, drejtori Izet Sadiku ka njoftuar për fillimin e hudhjes së larvicidit nëpër kryeqytet.

Larvicidi është një lloj insekticidi që përdoret për të mbytur larvat e mushkonjave.