Ilustrim

Nesër fillon dezinsektimi në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se për 6 ditë rresht do të dezinsektohen lagjet e ndryshme të Prishtinës.

“Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me ju, qytetarët, do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv”, ka bërë të ditur Ahmeti

Ai po ashtu ka publikuar edhe një fotografi që tregon se cilat lagje do të fillojnë nga nesër, më 14 qershor.

Sipas fotografisë lagjet Aktash, Parku i Qytetit, Pejton, Lakrishte, Qendra e Qytetit, Vellusha, Lagjja e Muhaxherëve, Tophane dhe Vneshtat do të dezinsektohen të parat.

Ndërsa, për lagjet e tjera shikone fotografinë më poshtë: