Në Prishtinë sonte nis faza e IV e dezinsektimit hapësinorë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sonte rreth orës 19:30, në disa lagje të Prishtinës, fillon faza e IV-të e dezinsektimit hapësinorë.

Kjo fazë do të zgjasë për gjashtë ditë me radhë.

‘’Nga data 2 gusht, fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinorë, që do të vazhdojë deri me 7 gusht’’, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Përmes një tabele informuese është bërë i ditur orari si dhe lagjet që do t’i nënshtrohen këtij dezinsektimi.

Më herët janë kryet  edhe tre faza për dezinfektimin hapësinorë.