Foto: Ilustrim

Lokali përfshihet nga zjarri, shkak kamini

Një lokal në lagjen “Marigona Rezidence” në Graqanicë është përfshirë dje nga zjarri.

Një person ka raportuar policinë se në rrethana ende të panjohura ka shpërthyer zjarri në kaminin e nxjemes e ma pas është përhapur në lokal.

Policia ka njoftuar se si pasojë e zjarrit dhe ngufatjes nga tymi dy punëtorë të lakalit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, të cilët janë trajtuar në QKUK.

Tutje në njoftim thuhet se zjarri është shuar dhe është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve.

Rastit i janë përgjigjur edhe njësitet relevante policore, dhe me vendim të prokurorit iniciohet rasti.