Nga aksionet e mëhershme për lirim të pronave | Foto: KALLXO.com

Lirohen Lokale të Uzurpuara në Prishtinë

Lajmin për lirimin e këtyre pronave e bëri të ditur Prokuroria e Shtetit me anë të një komunikate.

Komunikata tregoi vendet ku u zhvillua aksioni dhe qëllimin e tij.

“Aksioni është realizuar në dy lokacione, njëri në  Zonën Industriale në Prishtinë dhe tjetri në Rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Operacioni është realizuar me urdhër të Gjykatës  Themelore në Prishtinë, ku janë liruar lokalet afariste të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme,” thuhet në komunikatë.

Prokuroria në komunikatë tregon edhe veprimet që do të ndërmarrë pas lirimit të këtyre lokaleve.

“Këto prona të cilat kanë qenë të  uzurpuara deri më tani me urdhër të gjykatës kompetente i  janë  nënshtruar  procesit të sekuestrimit. Prokuroria  Themelore, Departamenti i  Përgjithshëm,  pas përfundimit të hetimeve  ndaj të dyshuarve do të ngre akuzë për veprën  penale uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme,” shpjegoi komunikata.

KALLXO.com shkroi edhe për aksionet tjera për lirimin e pronave të uzurpuara në maj e qershor.

http://kallxo.com/policia-ne-aksion-per-largimin-e-uzurpatoreve-nga-pronat-e-akp-se/

http://kallxo.com/aksion-kunder-uzurpimit-ne-hotel-victory/