Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Lipjan: Sulmojnë personin në veturë, arrestohen

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme dy persona në Lipjan.

Sipas policisë këta janë arrestuar, pasi që kishin sulmuar fizikisht një person derisa ai ishte në veturë me familjen e tij.

Policia thotë se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur në ora 12:10 dhe po vazhdon të hetohet.