Ilustrim

Arrestohen tre emigrantë, tentuan të kryejnë vjedhje

Tre persona të dyshuar, një algjerian, një marokien dhe njëri i Libisë kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një lokal dje në Prishtinë.

Policia pas kësaj i ka arrestuar tre personat e dyshuar në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia thotë se rasti ka ndodhur në ora 22:15.