Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Prishtinë: Arrestohen tre persona për vjedhje, një për dhunë në familje

Tre persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Prishtinës pasi dyshohen se kanë kryer vjedhje të rëndë.

Me urdhër të Prokurorit ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve në stacionin policor.

Në pranga ka përfunduar edhe një person tjetër i cili dyshohet se ka tentuar të kryejë një vjedhje në rajonin e Prishtinës.

Përpos tyre Prokuroria e Prishtinës bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë arrestuar edhe një person pasi i njëjti dyshohet se ka kryer dhunë në familje.

Edhe ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.