Rrugë e dëmtuar në Novobërdë. Foto: Kallxo.com

Priten drunjtë në oborrin e shkollës në Novobërdë, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në Novobërdë gjatë ditës së djeshme.

Sipas policisë ata janë arrestuar, pasi që para dy ditësh në oborrin e shkollës fillore të kësaj komune kishin prerë disa drunjë.

Policia shton se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.