Limaj takon ambasadorin italian, flasin rreth platformës për dialogun

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe bashkëdrejtuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, sot është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi me të cilin kanë biseduar për zhvillimet politike në vend.

Limaj ka njoftuar ambasadorin italian rreth finalizimit të platformës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dorëzimin e saj tek udhëheqësit institucional, si dhe pritjen që e njëjta të aprovohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Tutje Limaj ka shtuar se platforma për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë do ta orientojë dialogun.

Ndërsa, ambasadori italian Sardi ka vlerësuar angazhimin e ekipit shtetëror, duke e konsideruar si hap shumë të rëndësishëm platformën për dialogun.  

Një dokument prej nëntë faqesh sot është dorëzuar nga Ekipi Negociator në Kuvendin e Kosovës. Delegacioni shtetëror ka prezantuar një tekst i cili përcakton parimet dhe qëndrimin zyrtar tё Republikës sё Kosovës në procesin e dialogut.

Me çfarë parime po hyn Kosova në dialog me Serbinë?

Kallxo.com