Limaj: Në këto 11 vite Kushtetuta u sfidua disa herë nga krerët e institucioneve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot bëhen 11 vjet kur Kosova miratoi aktin më të lartë juridik të vendit, Kushtetutën, e cila thotë Limaj kurorëzoi pavarësinë tonë.

“Në këto 11 vite, Kushtetuta është sfiduar disa herë edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve, por angazhimi i të gjithë neve duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës. Gëzuar 9 Prilli – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Shkrimi i plotë i Limajt:

Sot bëhen 11 vjet kur Kosova miratoi aktin më të lartë juridik të vendit, Kushtetutën, e cila e kurorëzoi pavarësinë tonë.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës ngërthen në vete përpjekjet tona shekullore për shtet e barazi ligjore dhe është garantuese e të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, pa dallim gjinie, moshe e përkatësie fetare dhe etnike.

Në këto 11 vite, Kushtetuta është sfiduar disa herë edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve, por angazhimi i të gjithë neve duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës.

Gëzuar 9 Prilli – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

FL