Arkiv

Ligji i ri ulë numrin e aksidenteve

Nga janari i këtij viti në Kosovë është në fuqi ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor. Përmes këtij ligji synohet rritja e sigurisë në trafikun rrugor. Ku ligj ka paraparë edhe ngritjen çmimeve të gjobave me qëllim uljen e numrit të aksidenteve dhe për gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion.

Sipas statistikave të Policisë, vetëm gjatë periudhës janar – qeshor të vitit të kaluar numri i aksidenteve në Kosovë ishte 8073, prej tyre 51 ishin fatale. Ndërsa, gjatë kësaj periudhe Policia e Kosovës kishte shqiptuar edhe 183729 gjoba në trafik.

Në të njëjtën periudhë, të vitit 2018, numri i aksidenteve është ulur për 13.25%. Ndërsa, numri i personave të vdekur nga aksidentet fatale është ulur për 5.56%. Dhe gjithsej janë shqiptuar 1072 gjoba më shumë se në vitin 2017.

Një ligj i tillë kishte hyrë në fuqi edhe në vitin 2016, megjithatë numri i madh i aksidenteve dhe rrezikshmëria në trafik kanë shtyrë institucionet që të rrisin edhe më shumë gjobat.

Grafika poshtë: