Menduh Thaçi, kryetar i dorëhequr i PDSh-së. Foto: Facebook

Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë Veriore dënohet me 3 vjet burg

Gjykata Penale në Shkup, shpalli vendimin gjyqësor për rastin “Titanik 2”.

Me këtë rast dënimet janë si vijojnë:

Sasho Mijallkov – 3 vjet heqje lirie

Menduh Thaçi – 3 vjet

Bedredin Ibraimi – 4 vjet e gjysëm heqje lirie

Sasho Srcev – 3 vjet heqje lirie

Aneta Stefanovska – 3 vjet heqje lirie

Në përjashtim të Sasho Mijallkov, i cili u dënua për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”, të tjerët u dënuan për veprën “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”.

Prokurorja Speciale, Fatime Fetai, në fjalët përfundimtare, ka kërkuar vendim dënues për të gjithë të akuzuarit.

Por nga ana tjetër, pala mbrojtëse ka kërkuar vendim për t’u liruar nga akuza.

Prokurorja Fatime Fetai kërkon paraburgim për Bedredin Ibrahimin dhe Sasho Mijallkovin.

Kurse për të akuzuarit e tjerë kërkoi masa mbrojtëse.

Për dy të akuzuarit e parë PPS thotë se ekziston mundësia për ikje duke marrë parasysh sjelljet paraprake të të apostrofuarve./TV21