Liburn Aliu - Foto: KALLXO.com

Liburn Aliu: Mashtrimi i Haradinajt me pagën më skandaloz se i Labit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se Projektligji për pagat në sektorin publik do ta ulte pagën e tij.

Aliu përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook ka thënë se deklarata e kryeqeveritarit është më skandaloze se ajo e deputetit Labinot Tahiri që dorëzoi pasaportat.

“Mashtrimi i Kryeministrit me pretendimin se ka kërkuar zvogëlim të pagës së tij, është më skandaloz se mashtrimi i Labit me pasaportë”, ka shkruar Aliu.

Se a do të ulen të hyrat mujore të kryeministrit përmes këtij ligji, lexoni në linkun e mëposhtëm një Krypometër të publikuar sot:

Haradinaj do të vazhdojë ta marrë pagën prej 2,950 euro