Lëvizja Vetëvendosje uron besimtarët katolikë për Pashkët

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për Pashkët.

Vetëvendosje në telegram ka uruar mbarësi, shëndet e lumturi, dhe dashuri shoqërore e kombëtare ndërfetare.

“Pashka është dita e lajmit të mirë ku vetë sakrifica dhe mëshira zëvendësojnë sakrifikimin e të tjerëve, ndërsa dashuria dhe drejtësia tregojnë se janë më të mëdha se shtypja dhe hakmarrja. Pashka është dita kur kuptojmë se liria është e pamundur të realizohet pa bashkimin barazitar mes besimtarëve, dita kur kuptojmë se barazia dhe bashkimi mes besimtarësh janë filizat e lirisë kundër perandorisë”, thuhet në urimin e VV.