Foto: Ilustrim

Lëndohet duke punuar në fabrikë në Vushtrri

Një person ka pësuar lëndime trupore në rrethana të panjohura teksa ishte duke punuar në një fabrikë.

Ngjarja ka ndodhur në Vushtrri, dje rreth orës 13:00.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse.