Podujevë, një punëtor bie nga lartësia, po trajtohet në QKUK

Policia ka njoftuar që dje një person në Podujevë ka rënë nga lartësia përderisa ishte duke punuar, me ç‘rast ka pësuar lëndime trupore.

Sipas tyre kjo ka ardhur si pasojë e heqjes së pajisjeve mbrojtëse ku është rrezikuar siguria e vendit të punës.

Më pas viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës QKUK për tretman mjekësor.

“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”- bën të ditur policia.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasditës