Gjakovë, punëtori lëndohet nga kontakti me telin e rrymës, arrestohet pronari i firmës

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një pronar i një firme i cili së bashku me një punëtor kishin qenë  duke kryer disa punime në një shtëpi private kur punëtori kishte pësuar lëndime trupore gjatë kontaktit me telin e rrymës.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjakovës dhe më pas është transferuar në QKUK-së ku është duke marrë tretman mjekësor.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në fshatin Molliq të Gjakovës.

Tutje Policia sqaron se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe inspektori i punës.

Me vendim të prokurorit  kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.