Foto: Kallxo.com

Ferizaj, lëndohet punëtori në vendin e punës

Një person është lënduar dje teksa punonte në vendin e tij të punës.

Sipas raportit të policisë, i njëjti është dërguar në QKUK për shërim të mëtutjeshëm.

“Raportohet se viktima mashkull derisa kishte qenë duke punuar – shtruar kubza betoni kishte lënduar dorën dhe nga pronari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

Njësitë relevante të Policisë dhe inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.