Pal Lekaj - Foto: KALLXO.com

Lekaj i Pakënaqur me Taksën Rrugore për Rrugën e Kombit

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj tha se Kosova nuk është pajtuar me mënyrën e vendosjes së taksën rrugore të vënë për Autostradën Kosovë-Shqipëri dhe çmimin e saj.

Në një takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Lekaj tha se për këtë çështje i kishte dërguar edhe një letër homologut të tij në Shqipëri.

“Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë.Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithëmbarshëm”, tha Lekaj.

Lidhur me këtë taksë, ditë më parë pati trazira tek sportelet e pagesës në këtë autostradë të cilat u shkatërruan.

http://kallxo.com/perplasje-ne-kalimash-police-e-qytetare-te-lenduar/