Foto: Atdhe Mulla

Lejohet të Votojë me Letërnjoftim të Skaduar të UNMIK-ut

Në Podujevë, në qendrën e votimit 1801X, që gjendet në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”, një qytetar është lejuar që të votojë me letërnjoftim të skaduar të kohës së UNMIK-it.

Qytetari është lejuar të votojë pas konsultimeve me KQZ me arsyetimin se “numri personal nuk ndryshon”.

Ndryshe, sot, në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale, gjatë të cilave do të zgjidhen kryetarët e 38 komunave dhe kandidatët për asamble komunale.