Foto: Ilustrim

Lë shtatzënë vajzën e mitur, arrestohet nga policia

Dje rreth orës 23:00, policia në Leposaviq ka arrestuar një person për keqpërdorim seksual të personit nën moshën 16 vjeçare.

Policia ka njoftuar se i arrestuari disa herë ka keqpërdorur dhe ka pasur marrëdhënie seksuale me vajzën e moshës së mitur.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, pasi e njëjta ka mbetur shtatzënë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.