LDK zgjodhi kryetarët e degëve në Zvicër dhe Suedi

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot kryetarët dhe kryesitë e degëve të partisë në Zvicër dhe Suedi.

Kryetar i degës së LDK-së në Zvicër është zgjedhur Ahmet Kosumi.

Ndërsa, kryetar i degës në Suedi është zgjedhur Qibrije Hoxhën.

Gjatë dy ditëve të fundit, LDK ka zgjedhur edhe kryetarët e degës së Prizrenit dhe të Suharekës.

Kryetar i degës së Prizrenit është zgjedhur deputeti Anton Quni, ndërsa i degës së Suharekës, Ardian Shala.