Ismet Beqiri

LDK Kërkon Trysni Ndërkombëtare ndaj Serbisë

Duke folur në emër të grupit parlamentar të LDK-së, deputeti Ismet Beqiri theksoi se Lidhja Demokratike e dënon aktin e arrestimit të drejtorit të Policisë së Rajonit të Mitrovicës Jugore nga autoritetet serbe.

“Ne duhet të kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë trysni ndaj Beogradit”, tha Beqiri në seancën kushtuar arrestimit të drejtorit Nehat Thaçi në pikën kufitare Dheu i Bardhë më 29 shtator.

Deputeti Ismet Beqiri tha se grupi parlamentar i LDK-së do ta japë kontributin që në fund rekomandimet të harmonizohen.

http://kallxo.com/kerkohet-nderprerja-e-bisedimeve-deri-ne-lirimin-e-thacit/

http://kallxo.com/pajaziti-po-rrezikohet-levizja-e-lire/