Foto: Rtv21

Lansohet fushata ‘10 rregullat e arta të sigurisë rrugore’

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Idriz Selimaj dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, me qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, do të informojnë qytetarët për rëndësinë e rregullave të sigurisë rrugore.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot lanson fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”.

Konferenca mbahet në pikë kufitare në Merdare në ora 11:00./21Media