Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Drejtoi automjetin nën ndikimin e alkoolit, i ndalohet vozitja për një vit, 500 euro gjobë dhe tri pikë negative

Policia e Kosovës ia ka ndaluar një shoferi drejtimin e automjeteve për një vit dhe i ka shqiptuar gjobë 500 euro dhe tri pikë negative.

Kjo për shkak se ai ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit (matur me alkool-test 2.17 ‰).

Rasti ka ndodhur më 19.02.2024 në Gjakovë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë thotë se po vazhdon aktivitetet në drejtim të parandalimit, zvogëlimit të aksidenteve në përgjithësi si dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.