Siguria në trafik, Policia ua konfiskon patentë shoferët 71 personave

Policia e Kosovës në kuadër të zbatimit të urdhrit operativ “Siguria në trafikun rrugor 2023” në 24 orët e fundit ua ka konfiskuar patentë shoferët 71 shoferëve për veprime të kundërligjshme në trafik.

Sipas njoftimit të Policisë, janë realizuar 587 pika kontrolli të automjeteve.

Për të arritur objektivat për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa, Policia kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve, që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, si; në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtasin me gjendjen dhe kushtet në rrugë; t’i shmangen përdorimit të telefonave mobilë gjatë drejtimit të automjetit; të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë; të mbajnë distancën e duhur mes automjeteve gjatë qarkullimit, etj.