Allan Tiger - Foto: RTK
Ky është prokurori që po i harton aktakuzat kundër luftëtarëve të UÇK-së
Mediumi gjerman Deutche Welle shkruan se prokurori britanik, Allan Tiger, do të punojë në ngritjen e aktakuzave për ish-komandantët e UÇK-së në Gjykatën Speciale.
Tiger në të kaluarën ka qenë prokuror në Tribunalin e Hagës dhe ka punuar në ngritjen e aktakuzave për Ratko Mlladiqin e Sllobodan Millosheviqin.
Zëdhënësi i Gjykatës Speciale për Kosovën, Christofor Bennet, ka treguar se numri i hetuesve që kjo Gjykatë do të angazhojë do të shkojë deri në 75.
Bennet ndërkohë ka thënë se me përgatitjen e aktakuzave për ish-pjesëtarët e UÇK-së është duke u marrë Prokurori Allan Tiger, njeriu i cili ka punuar në Tribunalin e Hagës dhe që ka ngritur aktakuzat ndaj Ratko Mlladiçiqt e Sllobodan Millosheviqit.
Në një intervistë për DW, Bennet ka treguar se numri i hetuesve varësisht prej zhvillimeve do të rritet.
Hetuesit e speciales në mandatin e tyre duhet të punojnë vetëm mbi krimet e lidhura me raportin e Dick Marty-t , ku në mes të tjerave thuhet se “krimet e forcave serbe janë dokumentuar, denoncuar dhe gjykuar për aq sa është e mundur”.
Ai vazhdoi të shpjegojë se prokuroria kosovare ka qenë bashkëpunuese me ta. Benet refuzon t’i përgjigjet pyetjes se a do të ketë bashkëpunim në drejtimin e kundërt, nëse një nga hetuesit e speciales identifikon një krim që nuk lidhet me raportin e Dick Marty-t a do t’i dorëzohet kjo prokurorisë kosovare? “Është pyetje shumë hipotetike”, thotë ai./RTK