Redoine Faide, i arratisuri nga burgu në Paris, Foto: BBC/AFP

Ky është i burgosuri që u arratis me helikopter nga burgu i Parisit

Një gangster famëkeq ka ikur me helikopter nga një burg në rajonin e Parisit, thonë autoritetet franceze.

Redoine Faid u ndihmua nga disa burra të armatosur rëndë, të cilët krijuan një devijim në hyrje të burgut, ndërsa helikopteri u ul në oborr, raporton BBC.

Helikopteri fluturoi në zonën e afërt Gonesse dhe më pas u gjet i djegur nga policia lokale.

Faid, 46 vjeçar, ka qenë duke mbajtur dënimin 25-vjeçar për një vjedhje të dështuar gjatë së cilës një oficer policie u vra.

Kjo është arratisja e tij i dytë nga burgu, në vitin 2013, ai u arratis pasi mori katër roje peng si mburoja njerëzore dhe shkatërroi një numër të dyerve.

Ai u arratis më pak se gjysmë ore pasi mbërriti në një burg në Francën veriore.

Në vitin 2009 ai shkroi një libër për përvojat e tij të rritjes në lagjet periferike kriminale të Parisit dhe u diplomua në një jetë të krimit.

Ai pretendoi se i kishte kthyer shpinën krimit, por një vit më vonë ai ishte përfshirë në grabitjen e dështuar për të cilën ishte burgosur në burgun e Réau në rajonin Seine-et-Marne.