Kuvendi miraton në parim Projektligjin për qasje në dokumente publike
23.7.2018 - 12:57
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim shqyrtimin e parë të Projektligjit nr. 06/L-081 për Qasje në dokumente publike, me 69 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Kuvendi gjithashtu ka miratuar Raportin vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017.
Kuvendi po vazhdon seancën në bazë të rendit të ditës.
KALLXO.com po transmeton LIVE seancën e Kuvendit: