Kuvendi diskuton ndryshimet e Ligjit për Automjete

Kuvendi i Kosovës është duke shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete.

Propozuesi, Mërgim Lushtaku, ka propozuar që të ndërrohet tri nene të këtij ligji neni 44, neni 63 dhe neni 89.

Sipas tij te neni 44, ku thuhet se në Kosovë nuk mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vite duhet të ndryshohet pasi BE dhe SHBA nuk e kanë të rregulluar me vjetërsi por në aspektin e standardeve.

“Pas kësaj i kam shqyrtuar vendet e Evropës dhe SHBA kryesisht perëndimi, e pash që nuk ka ndalesë në vite po në aspektin e standardeve. Kemi problem që kushtet e ekonomike të familjeve kosovare i kanë shumë të vështirë të kenë në dispozicion vetura të reja dhe është e domosdoshme që kjo dispozitë të largohet”, tha Lushtaku.

Te neni 63, sipas Lushtakut ka një shkelje flagrante të të drejtave të qytetarëve.

“Sipas këtij neni për të bërë ndërrimin e pronësisë të automjetit nëse nuk e ndërron pronarin deri në 30 ditë regjistrimi shkon huq nëse nuk e ka bërë atë brenda 30 ditëve”, tha Lushtaku.

“Vetëm sigurimi i bartet pronarit ndërsa regjistrimi, kontrolli teknik etj duhet të paguhen nga fillimi, i kam shqyrtuar edhe këto çështje në BE dhe ShBA, të gjitha i barten pronarit të ri ose parat I kthehen pronarit e nuk mbesin te shtetit. Kjo është plaqkë e qytetarit”, tha Lushtaku.

“për këtë nen kam thënë se duhet të ndryshohet tërësisht që gjitha taksat të barten te pronari i ri”, shtoi Lushtaku.

Ndërsa te neni 89 ku flitet për kontrollin teknik të automjeteve nuk duhet të kufizohen brenda një komune.

KALLXO.com, ka shkruar lidhur me nenin 44 të propozuar për ndryshim nga deputeti Lushtaku, ku ka pas kundërshtime për ndryshimin e këtij neni.