Plotësim/ndryshimet e Ligjit për Automjete kalojnë në Komisionin Mjedis/Infrastrukturë

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, ka votuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli deklaroi se ky Projektligj i procedohet Kuvendit të Kosovës për votim.

Kjo pikë e rendit të ditës kaloi pa u diskutuar nga anëtarët e Komisionit.

Komisioni ka vazhduar me pikat tjera të rendit lidhur që kanë të bëjë me operimin e gurthyesve dhe tjetri për Raportin vjetor nga Autoritetin Rregullativ Hekurudhor.

Lidhur më këtë të fundit, kryetarja Pacolli deklaroi se raporti është i mangët e që si komision t’i rekomandoi Kuvendit për mos votim.

“Ne raport kemi marrë përgjigje të saktë e as sqarime, ky raport nuk duhet të kaloj dhe të shkoj rekomandimi jonë që të mos votohet”, tha Pacolli.

Ndërkaq edhe deputeti i PDK-së, Fadil Nura u pajtua që raporti nuk është plotë. Kurse, deputeti i LVV-së, Salih Zyba tha se raporti nuk duhet të kalojë. Ai shtoi se gjendja në këtë institucion është e degraduar.