Albin Kurti - Kryetar i LVV

Kurti: Thaçi i mori Haradinajn e Limajn pas vetes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar përfshirjen e Fatmir Limajt në ekipin negociator të Kosovës në bisedimet me Serbinë në Bruksel.

Sipas Kurtit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi veç e mori me vete Limajn dhe kryeministrin Ramush Haradinaj në Bruksel më 18 korrik dhe sipas Kurtit aq ishte roli i tyre.

“Haradinaj do që Limaj të udhëheqë ekipin negociator. Haradinaj e Limaj nuk po kuptojnë. Ata i mori Thaçi pas vetes në Bruksel me 18 korrik. Kaq ishte roli i tyre. Episodik por impresiv”, ka shkruar Kurti në facebook.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 03 shtatorit ka caktuar ekipin negociator në kuadër të dialogut me Serbinë. Këtë propozim e ka bërë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, megjithatë ai nuk e ka përfshirë vetën në këtë delegacion, duke e lënë zëvendësin e tij Fatmir Limaj në krye.