Kurti Banori i Parë i Deklaruar i Tendave

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti tha në një intervistë me redaktorin e emisionit “Jeta në Kosovë”, Muhamet Hajrullahu, tha se ka ardhur në sheshin para Qeverisë së Kosovës për të fjetur në njërën prej tendave që aty janë duke i ngritur aktivistët e partive opozitare.

Albin Kurti foli edhe për pjesëmarrjen e mundshme të deputetëve të opozitës në seancën e nesërme të Kuvendit. “Ne natyrisht që jemi të interesuar si deputetë të Kuvendit që të marrim pjesë në seanca. Por, sa larg do të vazhdojnë ta përdorin policinë kundër nesh nuk mund ta parashikoj. Ka mundësi që as vetë këta nuk e dinë”, theksoi deputeti Kurti, duke aluduar në partitë në pushtet.

“Qartazi synimi i tyre është të kalojnë nga një regjim autoritar në një regjim totalitar. Regjimi totalitar nuk ka opozitë dhe këta do të dëshironin që opozita të mos ekzistonte”, tha Albin Kurti, duke shtuar se “opozita po e mirëmban demokracinë në Kosovë“.

Në lidhje me atë se a do të pengonin me gaz lotsjellës seancat e Kuvendit të Kosovës nëse do të lejoheshin të hynin brenda, Kurti theksoi se partitë opozitare kanë municion ende “sepse Policia nuk na lë pa të”. “Ne jemi të interesuar që ‘Zajednica’ të mos ketë vend në Kosovë. Jemi të vendosur që të tregojmë se nuk mund të ketë edhe Republikë edhe ‘Zajednicë’”, theksoi ish-lideri i Vetëvendosjes. [interaction id=”56cc78f5e5be274a1fe09d83″]