Kthimi në Facebook Para Ditës së Pavarësisë

“Pas një pauze të shkurtër dhe kërkesave të shumta, iu riktheva komunikimit me ju përmes rrjetit social Facebook,” shkroi Mustafa,

Kthimin e tij në Facebook Mustafa e lidhi edhe me përgatitjet për shënimin e 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke i njoftuar qytetarët e vendit me përgatitjet që janë duke u bërë.

Kryeministri Mustafa e kishte mbyllur Facebook-un në muajin tetor të vitit 2015.

http://kallxo.com/kryeministri-mustafa-mbyll-llogarine-ne-facebook/

Ai këtë vendim e kishte marrë për shkak të rritjes së numrit të sulmeve ndaj llogarisë së tij.

Profili i Mustafës në Facebook ishte deaktivizuar për rritjen e masave të sigurisë, kishin thënë në atë kohë nga Zyra e Kryeministrit Mustafa.

http://kallxo.com/cka-e-shtyri-isa-mustafen-ta-mbylle-llogarine-ne-facebook-foto/