Në Podujevë filloi zbatimi i programit 'Sport në Shkolla'

Në komunën e Podujevës ka filluar zbatimi i programit “Sport në Shkolla”.

Këtë të premte në vizitë në këtë komunë ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se ky program ka për qëllim ndërtimin e një shoqërie aktive dhe të shëndetshme përmes pjesëmarrjes së rregullt të nxënësve në aktivitet fizik dhe sport.

“Në gjysmëvjetorin e vitit të kaluar, programi kishte filluar fazën pilotuese me trajnimin e mësimdhënësve në sportin e basketbollit dhe të shahut. Ndërsa nga sot nisëm ushtrimet e rregullta sportive për nxënësit dhe furnizimin e shkollave me pajisjet e nevojshme për këto dy sporte, që ushtrojnë mendjen dhe trupin”- ka shkruar Kurti në Facebook.

“Sport në shkolla – do të pilotohet në 34 shkolla të 23 komunave të Kosovës, ndërsa do të përfshijë kurse sportive, vizita në palestra dhe stadiume, takime me sportistë dhe klube, pjesëmarrje në gara sportive dhe shumë aktivitete tjera të cilat i shërbejnë shëndetit dhe edukimit të fëmijëve.

Gjatë së premtën në komunën e Podujevës është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar, ndërsa gurin themeltar e vuri kryeministri Kurti, i cili tha se për moshat e shkuara duhet të kujdesemi sikur për fëmijët.