Naim Ismajli | Foto: KALLXO.com

Kryetari i Shtimes në ‘Jeta në Komunë’

Këtë të diel, kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, do të dalë para Jeta Xharrës dhe asamblistëve komunalë për të folur për premtimet e përmbushura dhe ato të papërmbushura në dy vitet e para të këtij mandati në krye të komunës.

Debati  në kuadër të emisionit ‘Jeta në Komunë’ do t’i përballë pozitën dhe opozitën në Shtime si dhe raportimet e qytetarëve në KALLXO.com për problemet e tyre në infrastrukturë.

Pse Shtimja njihet si ‘komunë e gurthyesve’ dhe sa gurthyes operojnë në këtë komunë?

Pse asfalti dominon investimet kapitale në komunën e Shtimes?

Sa fshatra të Shtimes nuk e kanë ende të përfunduar rrjetin e kanalizimit?

Sa është shuma e subvencioneve të komunës pëe bujqësi për dy vitet e para të këtij mandati?

Debati me kryetarin e Shtimes, Naim Ismajli, transmetohet në RTK, të dielën, në orën 13:00.