Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj

Kryetari i Suharekës e dorëzoi në Kuvend peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës, peticionin për i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Muharremaj tha se pret që vendimi të merret nga ana e Kuvendit të Kosovës.

“Sot patëm takim të kryetari i Parlamentit të Kosovës. Kemi dorëzuar peticionin dhe ne presim vendimin ta merr Parlamenti i Kosovës. Kryetari e priti shumë mirë tha se do të jemi të ftuar në Komisionin i cili do ta merr këtë, pasi prej Qeverisë, ligji shkon në Komision për këtë punë, dhe ne do të jemi aty. Do ta japim kontributin tonë”, tha  i pari i Suharekës.

Sipas tij, kërkesa është e qytetarëve dhe merita është e tyre dhe jo e kryetarit të komunës.

Komuna e Suharekës kishte bërë të ditur, se mbi 11 mijë nënshkrime janë mbledhur nga qytetarët për peticionin, i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

E gjithë kjo inciativë erdhi pasi vrasjes në këtë komunë të një personi, i cili ishte punëtor në një kazino.