Suhareke

Kryetari i Suharekës prezanton projektin ideor për stadiumin e qytetit

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar projektin për ndërtimn e stadiumit të qytetit me kapacitet prej rreth 17 mijë ulëse.

Muharremaj tha se ekziston edhe lokacioni si parcelë kadastrale në sipërfaqe prej 16 hektarësh.

“Ekziston lokacioni si parcelë katastrale, në sipërfaqen 16 hektar, ku është i miratuar në PZHK dhe HZK. Poashtu e kemi edhe projektin ideor të stadiumit të qytetit – kategoria 4 me kapacitet rreth 17 mijë ulëse. Ne i mirëpresim zyrtarët nga ministria në fjalë për të vazhduar me procedurat tjera”- ka shkruar kryetari i Suharekës.

Muharremaj ndër të tjera shkroi se sonte pret fitoren e klubit nga Suhareka “FC Ballkani”, i cili do të zhvillojë ndeshje kundër Viktoria Plzen.