Kryetari i Sindikatës së PTK-së: Sot është ditë e veçantë për punëtorët

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së, Lamih Balaj, ka njoftuar se greva e punëtorëve të Telekomit përfundon sot pas ndërprerjes së kontratës me Z-Mobile.

Ai ditën e sotme e ka cilësuar si ditë të veçantë dhe përfundim të kontratës “më korruptive” në Kosovë.

“Sot është ditë e veçantë, sot përfundimisht përfundon një marrëveshje me Z-Mobile dhe nuk do të vazhdohet. Kjo është dashtë me u përfunduar më herët por më mirë vonë se sa kurrë. Nga nesër Telekomi frymon lirshëm nga kontrata ma korruptive në vend. Prapë i bëjmë thirrje Prokurorisë me hetu. Greva këtu përfundon. Ne do ta përcjellim periudhën tranzitore të numrave të Z-Mobile, besoj që kjo periudhë nuk është dashtë me zgjatë ma shumë se 30 ditë”, ka thënë Balaj.

Ai ka shtuar se i bëjnë thirrje Prokurorisë që të vazhdojnë me hetimet për këtë kontratë.

Telekomi i Kosovës njoftoi sot se nuk do ta vazhdojë kontratën me Z-Mobile.

https://kallxo.com/telekomi-nuk-e-vazhdon-kontraten-me-z-mobile/

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka treguar se çfarë do të ndodhë me numrat e Z-Mobile.

https://kallxo.com/istrefi-tregon-se-cfare-do-te-ndodhe-me-numrat-e-z-mobile/

www.kallxo.com