Takimi Haradinaj- Pacolli | Foto: Facebook

Kryeministri Vlerëson Zëvendësin e tij

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot me zëvendëskryeministrin e parë Behgjet Pacolli.

“Mëngjesin e sotëm, me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, zhvilluam një takim përmbajtësor pune”, shkroi Haradinaj në facebook.

Ai e cilësoi energjik Pacollin.

“Është kënaqësi të kesh bashkëpunëtor energjik, me të cilin ndajmë vizionin e përbashkët që mos të ndalemi përballë sfidave dhe të punojmë për mirëqenien e qytetarit”, vijoi postimi i Haradinajt.

Pacolli është përfshirë në një debat me zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës me pretendimin se shtë ndryshuar traseja e autostradës Prishtinë- Gjilan.

http://kallxo.com/ministria-e-infrastruktures-pergjigjet-pacollit-per-autostraden-prishtine-gjilan/

Ramush Haradinaj ishte i pranishëm sot në Kongresin e Shtatë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës në të cilin porositi që fmijët tanë të mos mbeten prapa atyre në rajon.

http://kallxo.com/haradinaj-femijet-tane-te-mos-kemi-te-dobet-se-te-tjeret/