Shinzo Abe - Foto: Facebook

Kryeministri Abe i Kërkon Falje Popullit Japonez

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, reputacioni i të cilit është i rrezikuar për shkak të dyshimit se është i përfshirë në një skandal të korrupsionit dhe fshehje të nepotizmit, i ka kërkuar sërish falje popullit japonez.

Ai kërkoi falje, për shkak të nxitjes së brengës dhe humbjes së besimit në qeverinë e tij. “Ky problem ka lëkundur besimin e popullit në administratë. Si kryesues i Qeverisë, ndjehem përgjegjës dhe dëshiroj t’i kërkoj falje popullit”, tha Abe në konventën vjetore të partisë së tij në pushtet.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Abes, përderisa policia kishte rrethuar ndërtesën në të cilën po zhvillohej konventa, në të cilën Abe nënvizoi qëllimin e tij që të ndryshoi kushtetutën pacifiste të Japonisë së pasluftës.

Përndryshe, Abe po përballet me krizën më të madhe politike që nga dhjetori i vitit 2012, kur mori përsipër funksionin e Kryeministrit, për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në shitjen e tokave në pronë të shtetit, të cilat i janë shitur me çmim shumë më të lirë një personi, i cili ka qenë i lidhur me bashkëshorten e Abes.

Abe paralajmëroi se do të bëjë publike të gjitha faktet, por nuk paralajmëroi mundësinë e dorëheqjes së tij.

Kryeministri japonez ka mohuar se ai apo bashkëshortja e tij kanë ndërhyrë në shitje dhe se ai ka tentuar të ndryshojë dokumentet që kanë lidhje me kontratën.

Sipas anketave më të reja, mbështetja për kabinetin e Abes ka rënë në vetëm 31 për qind, me shumicën e të anketuarve të cilët janë të mendimit se Abe deri diku është përgjegjës për aferën në fjalë./21Media