Jakup Krasniqi- Foto: RTV21

Krasniqi: Protesta mund të ishte më e organizuar

Bashkëthemeluesi i NISMA Socialdemokrate, Jakup Krasniqi komentoi ngjarjet e ditës që përfshinin protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe vizitën e presidentit të vendit në veri të Kosovës.

Sipas tij, protesta do duhej të merrej më seriozisht.

“Kafeja e Shtërpcës dhe shtija në Ujman- janë rekreacion i fund javës, mos i merrni seriozisht se çka shkruajnë për kafet e rastit!Më seriozisht merreni protestën si instrumentin më serioz paqësor të demokracisë për ndryshim! Ka pasur mundësi që protesta të ishte më e organizuar e më serioze, por një pjesë e opozitës nuk është serioze”, shkroi ai në Facebook.

Ai kërkoi që të nxiret mësim nga data e sotme.

“Por, kjo opozitë, veç organizatorit nuk e ka në rend të parë ndryshimin, por pushtetin pa ndryshim. Sido që të jetë, bojkoti opozitar e dëmtoi instrumentin demokratik për ndryshim!Dikush duhet ta nxjerr mësimin e duhur nga protesta e 29 shtatorit 2018”, përfundoi ai.