Komisioni Qendror i Zgjedhjeve | Foto: KALLXO.com
KQZ Pa Konsensus rreth Kandidatëve të Dënuar nga Gjykata
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur që ne mbledhjen e sotme të marrë një vendim lidhur me kandidatët për kryetarë të komunave të dënuar nga gjykatat.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.
“Sot nuk kemi arritur të marrim një vendim për arsye se nuk ka pasur konsensus në mes të anëtarëve të KQZ-së”, tha Daka.
Kryetarja e KQZ-së paralajmëroi një mbledhje për nesër, gjatë të cilës, sipas saj, do të vendoset përfundimisht rreth kësaj çështjeje.
Vendet i Quintit i kanë bërë thirrje KQZ-së që në pajtim me ligjin e Kosovës të diskualifikojë ata kandidatë për të cilët gjykatat kanë certifikuar dënimet përfundimtare në tri vitet e kaluara.
http://kallxo.com/kqz-vendos-per-kandidatet-per-kryetar-komune-te-denuar-nga-gjykata/