Kontrabandë me Lopë

Një njësit patrullues i Policisë ka ndaluar dje rreth orës 14:55 në fshatin Debëllde të Vitisë një kamion pa targa, i cili po transportonte 7 lopë pa dokumente.

Sipas Policisë, gjedhet dhe kamioni janë konfiskuar dhe rasti i dedikohet Doganës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari i këtij rasti është liruar në procedurë të rregullt.

Këtë rast Policia po e trajton si kontrabandë me mallra.