Glauk Konjufca, VV

Konjufca: Jam Gëzu që Kryeministri ka Televizor në Shtëpi

Shefi i Grupit parlamentar të vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ironizoi sot me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në deklarimin e tij se nuk ka qenë i informuar për operacionin e arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq javën e kaluar.

“Ma së shumti jam gëzu që kryeministri ka televizor në shpi. Mos ta kishte pasur televizorin, edhe sot nuk do ta dinte cka poo ndodh në shtetin e vet. Edhe pas kësaj, ai vazhdon ta quajë veten kryeministër”, tha Konjufca në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur nga LDK, për të debatuar rreth këtij depërtimi.

“Dikush u bë shkaktar në Kosovë që shteti ynë të radhitet në mesin e atyre pak shteteve në borë që i shkelin konventat e të drejtave të njeriut. U shkel Kushtetuta e Kosovës sepse në aspektin e të drejtave të njeriut, Kushtetuta jonë mbahet goxha e avancuar”, shtoi Konjufca.

Ai e fajësoi Presidentin Thaçi për raporte “jashtëligjore” me homologun e tij turk.

“Që të tre (Thaçi, Veseli e Haradinaj) e kanë dënuar aktin e javës së kaluar. Unë mendoj që prej të treve, njëri po gënjen dhe mendoj se ai është Presidenti Hashim Thaçi. Presidenti Thaçi dhe Erdogani kanë krijuar një raport jashtëligjor të mbështetur në favore. Ju kujtohet se si Erdogani vinte në mbështetje të hashim Thaçit e ky ia shpërblente me privatizime”, tha Konjufca.

“Javën e kaluar, shteti ynë u kthye në një shtojcë të shtetit të Turqisë. Kjo nuk është mënyra se sui ndërttohen raportet ndërshtetërore, e nëse duam t’i quajmë edhe miqësore ato raporte”, tha ai.

“Me këtë veprim, Kosova është bërë më autoritare se Turqia e Erdoganit”, tha Glauk Konjufca.